Juliana në përpjekje për të zgjuar Arditin

Vajzat nisin të bëjnë gati valixhet, ndër to edhe Juliana e cila hyn në dhomë dhe sheh Arditin që fle ende. Ajo mundohet ta zgjojë, por Arditi refuzon të zgjohet. Juliana i provon të gjitha format, që nga përkëdheljet deri tek shqetësimi që i jepte Arditit, kur ajo hidhej sipër krevatit për ta zgjuar. Më në fund ajo u shtri krah tij, duke parë që nuk ia doli dot. Arditi e puth në faqe, duke vazhduar të ishte i përgjumur. Juliana nis ta ngacmojë sërish, duke i kërkuar t’i bëjë cigare. Arditi më në fund vendos të ngrihet, megjithëse me përtesë. Ata dalin të dy në oborr, duke pirë cigare dhe duke biseduar për spektaklin në mbrëmjen e sotme. Juliana shprehet se e ka marrë shumë malli për jetën jashtë. Banorët nuk e komentojnë. Me ta bashkohet dhe Katerina. Juliana u thotë se nëse do të qëndrojë këtë javë, do të porosisë një pako çamçakëzë dhe do t’i mbyllë gojën me to, sa herë dikush do të flasë tepër, duke iu referuar më së shumti Valerit. Banorët qeshin me komentin, dhe vazhdojnë të flasin për mbrëmjen.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment