Juliana-Lori vazhdojnë aleancën mes tyre; Juliana: “Jona-Matilda kanë vetëm interes për lojën”

Banorët vendosin të flenë gjumë, duke i uruar njëri-tjetrit natën e mirë. Matilda i thotë Fatjonit gjumë të ëmbël. Në dhomën e gjumit në katin e dytë, Lori u tregon banorëve të tjerë debatin që pati pak më herët me Jonën, Matildën dhe Valerin. Juliana e pyet nëse e mbrojti Visari. Lori thotë se ajo nuk do ta mbrojë asnjë, se pastaj do ta sulmojnë edhe atë. Teksa Lori tregon detaje nga debati, Juliana dhe Arditi japin mendimin e tyre. Vajzat diskutojnë shoqërinë e krijuar në shtëpi. Juliana thotë se Matilda dhe Jona kanë një shoqëri të shtirur, pasi zihen duke i ngritur zërin njëra-tjetrës dhe më pas bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ajo thotë se Matilda jeton në Itali dhe Jona këtu, prandaj shoqëria e tyre nuk ka për të zgjatur. Juliana shprehet se edhe asaj i ngel hatri me Nevilën, por sqarohen vetëm dhe nuk ia ngre asnjëherë zërin në sy të banorëve të tjerë. “Ato kanë interes me njëra-tjetrën, kanë vetëm interes loje”, thotë Juliana. Lori tregon pjesë të debatit, duke folur me fjalë ofenduese për vajzat. “Sa inat i kam kukumjaçkat”, thotë ajo. Lori shprehet se Jona dhe Matilda bëjnë lojëra fjalësh. Juliana thotë se ato kapen vetëm pas një fjale, njësoj si Valeri. Juliana edhe Lori vendosin të bëjnë diskutime edhe nesër. Ato i kërkojnë Arditit të mos ndërhyjnë në lojën e tyre. Lori tregon një debat që ka bërë gjatë ditës për të mbrojtur Julianën. Ajo thotë se ato janë xheloze që banorët kujdesen për të, si Arditi, Nevila, apo Lori në këtë rast. Juliana dhe Lori vazhdojnë aleancën e krijuar mes tyre. Ato vendosin që edhe nesër të vazhdojnë të debatojnë me Jonën dhe Matildën, duke vazhduar kështu aleancën mes tyre. Më pas vajzat vendosin të flenë gjumë, ashtu si të gjithë banorët në shtëpi.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment