Juliana këshillon Enkelejdin: “Debato, por mos ofendo”

Juliana dhe Lori bisedojnë me Enkelejdin. Lori i tregon atij, se Matilda ka komentuar lojën në çift me të, në sy të banorëve të tjerë. Më pas Lori largohet dhe Juliana këshillon Enkelejdin të jetë më aktiv. Enkelejdi pranon se ai i di të gjitha fjalët e këqija që thuhen për të në shtëpi. Ai shprehet se publiku është ai që shikon dhe dëgjon çdo gjë që ndodh në shtëpi. Teksa flasin për debatin me Enkelejdin, Juliana i thotë se nuk është mirë që ai të kapet me defektet fizike të banorëve. Enkelejdi mbrohet, duke thënë se çdo banor e ka bërë këtë gjë. Ajo thotë se pasi ka parë klipin në spektakël është qartësuar me veten, pasi ka parë se Meridiani e kishte ofenduar i pari. Duke folur për lojën në shtëpi, Juliana thotë se ajo u kundërvihet të gjithëve, kur shikon se ka diçka gabim. Ajo thotë se vetëm Nevilës nuk i kundërvihet dot, pasi ajo ka gjithmonë të drejtë. Juliana shprehet se nuk mban dot inat me banorët. “Unë fal, por nuk harroj”, thotë ajo. Juliana këshillon Enkelejdin, që të ketë kujdes kur debaton. Ajo i thotë se gjatë debateve, ai duhet të argumentojë, dhe të mos ofendojë. Enkelejdi thotë se banorët e provokojnë aq shumë, sa e detyrojnë të nxjerrin bishën e fshehur mirë. Juliana i thotë se Enkelejdi është tip gazmor dhe duhet të qëndrojë më gjatë në shtëpi. Ajo thotë se dëshiron të dalë Matilda, sepse është shumë person i shtirur. “Debato, por mos e lësho veten”, vazhdon këshillat Juliana. Më pas Enkelejdi fle gjumë, duke falënderuar Julianën për këshillat.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment