Juliana jep përshtypjet për Arditin; Fshehin raportin e tyre nga Katerina

Tashmë dritat në dhomat e gjumit janë fikur. Arditi, Juliana dhe Katerina shkëmbejnë biseda mes tyre. Teksa flasin për njohjet, Arditi dhe Katerina pretendojnë se ata nuk e njohin njëri-tjetrin aq sa duhet. Duke marrë shkas nga biseda, Juliana tregon përshtypjet që ka krijuar për Arditin. Ajo thotë se Arditi është tip që i ngel hatri shumë shpejt, është sedërli, është xheloz, flet shumë ndonjëherë flet kot. Juliana thotë se Arditi bën sikur është misterioz, por nuk është. Arditi qesh dhe thotë se vetëm xheloz nuk është. “Të njoh shumë mirë o Ardit”, i thotë ajo, ndërsa Arditi pretendon se ajo nuk e njoh mirë. Arditi pyet Katerinën dhe ajo thotë se ka mendim krejt ndryshe nga Juliana. Ajo thotë se i kanë gjithmonë këshillat që i ka thënë Arditi. Arditi vazhdon të përkëdhelë Julianën dhe i merr me sportivitet kritikat e saj. Biseda kalon tek banorët, teksa Katerina dhe Juliana komentojnë miqësinë që mund të krijojnë banorët jashtë. Katerina thotë e vendosur se ajo nuk dëshiron të shohë asnjë jashtë, as t’i takojë dhe as të pijë kafe. Katerina është pranë tyre dhe fillon t’i ngacmojë. Juliana i mban lojën Arditit dhe e provokon. Arditi thotë se ai ka të dashur jashtë. Katerina e ngacmon pasi Arditi largohet nga Juliana. Arditi qesh dhe thotë se nuk do të hajë ndonjë shpullë nga Juliana. Arditi dhe Juliana vazhdojnë lojën, në sy të Katerinës. “Shumë çift i bukur”, i thotë Katerina atyre, ndërsa Juliana qesh, duke pretenduar se ajo nuk do lidhej kurrë me të. Katerina nxit Arditin dhe Julianën të thonë me zë të lartë që janë puthur, në mënyrë që ta dëgjojnë banorët e tjerë. Arditi nuk është dakord, pasi thotë se shyqyr banorët e tjerë nuk po i komentojnë më. Biseda më pas kalon në shaka dhe batuta.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment