Juliana flet për pasionet dhe ëndrrat e saj

Juliana dhe Arditi bisedojnë në dhomën e ndenjies. Arditi pyet Julianën se çfarë ka dëshirë të bëj kur të dalë nga shtëpia. Juliana përgjigjet se çdo gjë ia le kohës. Ajo i rrëfen Arditit pasionin e saj për në fushën e stilizimit, por edhe fotomodelingut. Juliana tregon se dëshira e saj më e madhe është të shkojë në Paris dhe të studiojë për këto dy pasione që ka. Arditi e uron që t’i realizohen ëndrrat e saj, teksa e pyet nëse ka njerëz që e presin në Paris. Juliana tregon se atje ka njerëzit e saj të afërm në Paris, duke pranuar se dëshira për të studiuar për stiliste, ka qenë shumë e hershme, por nuk ka pasur mundësitë, apo edhe vendosmërinë për të nisur më parë. Duke folur për mëdyshjet që ka se ku dëshiron të jetojë, Juliana tregon se i pëlqen jeta në Shqipëri, por jo mentaliteti i shqiptarëve. Ajo thotë se është mësuar me mentalitet më të hapur dhe nuk ka asgjë të keqe për këtë. Juliana shprehet se ajo ashtu tipi është dhe nuk mund të ndryshojë. “Unë bëj atë që ndjej dhe atë që dua unë, nuk influencohem nga askush”, thotë ajo. Gjithsesi, Juliana thotë se do të shikojë sesi do t’i shkojë jeta pasi të dalë nga shtëpia. Ajo rrëfen se mamanë e saj e ka mbështetjen më të madhe, sepse ajo nuk e lë asnjëherë në “baltë”. Arditi flet për vështirësitë që ka hasur gjatë emigrimit në Greqi, pasi i është dashur të punojë që i vogël. Ai tregon se babai e ka këshilluar gjithmonë. Arditi i thotë Julianës se ata të dy kanë bërë jetë të ndryshme dhe kanë eksperienca të ndryshme jetese. Biseda zhvendoset tek familja, duke treguar problemet që ka hasur gjithsecili.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment