Juliana flet në telefon me mamanë e saj: “Nuk po bëj lojë me Arditin”

Ndërkohë që banorët e tjerë bisedojnë në sallon, Nevila dhe Juliana shkojnë tek dhoma e Meridianit. Vajzat kërkojnë qetësi, ndërsa Juliana i kërkon leje Meridianit për të përdorur telefonin e tij. Me të njëjtën telefon, Meridiani foli dje gjatë spektaklit me mbesën në Britani, si surprizë nga Vëllai i Madh. Juliana formon numrin e mamasë së saj dhe pret që ajo të përgjigjet. Nevila bën sikur distancohet, për ta lënë Julianën në privatësi, gjatë bisedës. Juliana nis të flasë në telefon me mamanë e saj, duke u futur aq shumë në improvizim, sa e kapin emocionohet. Ajo uron të jetë mirë dhe mos të mërzitet asnjë, nga sjellja e saj në lojë. Juliana thotë se mendon shpesh për gjërat jashtë, prandaj bllokohet dhe kërkon të dalë, por nuk e ka lënë Nevila dhe Arditi. Teksa vazhdon bisedën, telefonata e Julianës duket si e vërtetë. Juliana nis t’i tregojë mamasë së saj se çfarë ka bërë, që nga dita e parë e hyrjes në Big Brother. Ajo tregon emocionet e shumta, kur ka shkelur në shtëpi, duke folur më gjatë për misionin “për të ndarë çiftet në shtëpi”. Juliana i kërkon mamasë së saj ta mirëkuptojë misionin e saj, duke sqaruar se ishte pjesë e lojës dhe ajo zgjodhi Fatjonin, sepse iu duk i urtë dhe naiv. Ajo sqaron se fjetja me Fatjonin, ka qenë pa qëllim të keq. Juliana i tregon mamasë së saj, se çifti i martuar doli në pah vetëm nga provokimet e saj, për lojë. Ajo sqaron puthjen me Enkelejdin, se ka qenë vetëm për lojë. Ndërkohë që vazhdon lojën e të folurës në telefon, Juliana nxjerr në pah shumë të vërteta, duke shprehur mendimet e saj. Ajo tregon se në shtëpi ka njohur më shumë veten, është bërë më e fortë, por edhe shumë nevrike, pasi ka filluar t’i ngjajë asaj. Juliana rrëfen mërzitjen gjatë debatit me Jonën dhe Matildën, ku thotë se është mërzitur shumë kur iu përmend familja. Por sidomos, ajo thotë se nuk i pëlqeu që nuk u përmend babi i saj, por pranon se e ka tepruar me fjalorin e përdorur, gjatë debatit. Gjatë bisedës, Juliana i sqaron mamasë së saj raportin e saj me Arditin. Ajo thotë se ata nuk po bëjnë lojë dhe nuk po përdorim njëri-tjetrin. Juliana rrëfen se ndjenja e saj për Arditin, është e sinqertë. Ajo vlerëson Arditin, si një djalë që nuk duhet humbur. Juliana rrëfen se Arditin e ka shumë zemër, duke uruar që edhe mamaja e saj ta pëlqejë. Ajo fton mamanë e saj të mbështesë Arditin, sepse ajo e do sa më gjatë në shtëpi. Biseda telefonike mbyllet duke e puthur dhe përshëndetur familjen. Më pas Nevila flet gjatë me mamanë e Julianës, duke treguar sjelljen e saj në shtëpi.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment