Juliana flet me Nevilën për lidhjen me Arditin; Arditi: “Do t’i ruaj marrëdhëniet me Fatjonin”

Juliana dhe Nevila ndodhen në dhomën e gjumit e fillojnë të bisedojnë me njëra-tjetrën, të distancuara nga banorët e tjerë. Juliana i tregon asaj për klipin e shfaqur në dhomën e rrëfimit gjatë spektaklit, si edhe pyetjet e Arbanës mbi lidhjen e saj me Arditin. Ajo tregon se si është shprehur, ndërsa thotë se është në merak për mënyrën se si e ëma po e shikon lidhjen që po krijohet mes tyre. Pas pak me to bashkohet edhe Arditi, ndërsa Juliana i tregon se ka shprehur publikisht se mbase e ka gjetur princin e vërtetë. Të tre qeshin, ndërsa kujtojnë situata të ndryshme gjatë spektaklit gjatë shfaqjes së klipeve për secilin lidhur me lidhjen që po krijohen mes tyre. Pas pak Arditi shkon në dhomën e ndenjes, duke u bashkuar me banorët e tjerë. Ai komenton daljen e Fatjonit bashkë me Matildën, duke i thënë se Fatjoni është njeri shumë i mirë dhe se ai kërkon që t’i ruajë lidhjet me të edhe pasi të dalë nga shtëpia. Matilda e falënderon dhe i tregon se ai ia ka shprehur edhe herë të tjera konsideratën që ka për Fatjonin. Më vonë, banorët bëjnë plane për të sajuar lojëra mes njëri-tjetrit.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment