Juliana-Arditit: “Ti nuk e pranon asnjëherë kur e ke gabim”

Ndërkohë që shumica e banorëve flenë gjumë, Arditi dhe Juliana vazhdojnë të bisedojnë. Ata kujtojnë ditët e para të qëndrimit në shtëpi, duke kujtuar momentet dhe reagimet që kanë kaluar. Teksa flasin për lojën e banorëve në shtëpi, Arditi thotë se ata janë në një lojë që duhet të mposhtin më të dobëtin për të fituar. Ai mendon se nuk është lojë e mirë, ta mbash mirë me të gjithë banorët, por duke i sulmuar nxjerr në pah karakterin e gjithsecilit. “Unë e di që kam ardhur për një qëllim dhe do bëj të pamundurën për t’ia arrirë”, thotë Arditi për hyrjen në Big Brother. Juliana pranon se për Nevilën ka shumë debolesë, pavarësisht se është banorëve e shtëpisë. “Për mua çfarë mendon”, e pyet Arditi, kurse ajo i përgjigjet se atë e ka shumë xhan. Juliana tregon se tipi i Nevilës e ka bërë për vete. Arditi i thotë se ajo i ka kushtuar më shumë vëmendje dhe kohë Nevilës, pasi kanë treguar histori nga jeta e tyre njëra-tjetrës. Ai shprehet se asaj nuk i pëlqen kur ai i jep ndonjë këshillë. Juliana pranon se nga Nevila pranon këshilla, sepse ka krijuar rnjë marrëdhënie ndryshe nga ai. Ajo thotë se Nevila ia pranon asaj kur i bën ndonjë kritikë, kurse Arditi nuk pranon nuk ajo e kritikon për ndonjë gjë që nuk e pëlqen. “Ti nuk e pranon asnjëherë kur e ke gabim dhe ky është defekt”, i thotë Juliana, por Arditi nuk e pranon argumentimin e saj. Ajo e “kërcënon” Arditin se që tani e tutje nuk e “ul” më hundës as me të, as me Nevilën, prandaj ata do të vinë prapa saj. Arditi i kërkon Julianës ta puthë, por ajo nuk pranon. “Më puth se mbase iki nesër”, i thotë Arditi, ndërsa ajo ia kthen duke qeshur: “Ik ore, do të puth nesër”. Më pas ata dalin në oborr të pinë cigare. Juliana afrohet t’i puthë ballin. Arditi nuk e lë ta puthë në buzë, por kur ajo insiston sërish ata shkëmbejnë disa puthje. Juliana kënaqet se arriti ta puthë Arditin atëherë kur donte ajo, teksa Arditi e kujton se është ai që ia lejon t’i bëjë gjërat ashtu. Arditi e puth duke i uruar natën e mirë dhe shkon në dhomën e gjumit. Juliana përgatit për të ngrënë dhe ha vetëm në dhomën e ndenjies, pasi është e dënuar që vetëm aty duhet të flejë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment