Jona: Ti je personazh, prandaj kapen me ty,- Valeri: Unë përpiqem të fal buzëqeshje e dashuri

Teksa flet për meridianin, valeri thotë se edhe atë e kanë ofenduar shumë herë banorët dhe janë munduar që t’ia vënë në dukje gjërat, por ai nuk është mërzitur me ta. Valeri tregon një shprehje banale të Mikelës, dhe thotë se nëse do ta kishte thënë ai, banorët do t’i kundërviheshin të gjithë. Jona i thotë “ti je personazh këtu brenda dhe gjithçka që të bësh apo të thuash, të tjerët do të kapen me ty”. Jona qesh dhe i thotë Valerit se kjo është diçka shumë e mirë për të sepse banorët e vënë vazhdimisht në qendër të vëmendjes. Valeri e kundërshton duke i thënë se për të mënyra se si sillen të tjerët ndaj tij, nuk është as shumë e mirë, as shumë e keqe. “Unë nuk e vras shumë mendjen, e rëndësishme është se u fal të tjerëve shumë buzëqeshje dhe shumë dashuri” thotë valeri dhe më pas shton “pastaj se si e marrin ata për vetë, kjo nuk ka shumë rëndësi, unë jam shumë i lumtur me veten time dhe besoj se e reflektoj këtë lumturi”. Valeri thotë se ai është një person pa komplekse dhe përpiqet që të bëjë gjithmonë ato gjëra që e bëjnë të ndjehet mirë dhe të lumtur. Më pas ata flasin për komplekset që kanë banorët e tjerë dhe që i kanë shfaqur gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment