Jona, thashetheme për Arditin; Meridiani e Mikela: “Enkelejdi shpërdoron ushqimin”

Jona fillon të bëjë thashetheme për Arditin me Visarin dhe Valerin. Ajo merr shkas nga disa ngjarje në shtëpi, ndërsa fillon të komentojë sjelljen e tij dhe një shprehje të cilën ia ka thënë asaj disa herë: “Do të të kthehet si bumerang kundër teje”. Jona flet me ironi rreth shprehjes së tij, ndërsa thotë se Arditi nuk mund t’ia tregojë asaj se çfarë i kthehet në bumerang. Ajo thotë se që në momentin që kanë hyrë banorët e rinj, Arditi është larguar shumë nga ajo, ndërkohë që kur ishte në nominim, i është afruar dhe është munduar t’i qëndrojë afër, për të shpëtuar nga nominimi, sipas saj. Më pas banorët flasin për finalen, ndërsa numërojnë javët që i kanë mbetur deri në fund, duke hamendësuar se mund të rezistojnë brenda shtëpisë deri në finale. Ata mendojnë madje se mund të ketë edhe eliminim ët dyfishtë apo të trefishtë, duke hamendësuar rreth numrit të banorëve që mund të mbeten në finale. Nga ana tjetër Meridiani e Mikela nervozohen me Enkelejdin, i cili ka gatuar kek. Sipas tyre, kekun e gatuar prej tij nuk e ha askush dhe veç kësaj, ai ka mbaruar sheqerin fundit, i cili i duhej për kafe. “I thashë që të mos e merrte sheqerin, po ç’të them unë”, i thotë Jona, e cila e dëgjon diskutim. “Ia tregoj unë atij”, ia kthen Meridiani i nervozuar. Mikela thotë se ky është i treti kek që ata hedhin dhe askush nuk e ha. Sipas saj, Enkeledi bën eksperimente, duke shpërdoruar produktet ushqimore. “Se kush nga gocat i thotë që na bëj një ëmbëlsirë dhe ai fluturon’, thotë Meridiani, ndërsa Mikela vazhdon të komentojë e nervozuar për të.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment