Jona surprizohet nga ndryshimi i Valerit, ai kërcen në shi

Tashmë të gjithë banorët janë zgjuar. Valeri është zgjuar i pari dhe tashmë që të tjerët po zgjohen, ai ka përfunduar edhe punët e shtëpisë i vetëm . Jona kur vjen në kuzhinë e gjen valerin aty dhe i thotë se ai ka ndryshuar shumë gjatë qëndrimit të tij në shtëpi. “Kë ndryshuar shumë ti, në fillim nuk bëjë asgjë e çoheshe vonë, tani çohesh herët dhe pastron, lan enët” i thotë Jona Valerit. Ai i përgjigjet “u kam thënë se do t’ju surprizoj me qëndrimin tim këtu”. Më pas Valeri e kthen bisedën në serioze dhe i thotë Jonës se ai edhe në shtëpinë e tij bën punë shtëpie, me përjashtim të gatimit që nuk është se di mirë. Megjithatë edhe për gatimin Valeri thotë “pavarësisht se nuk di, nuk e lë veten keq për të ngrënë”. Pas bisedës me Jonën Valeri del në oborr dhe fillon të kërcejë pranë pishinës. Këtë gjë ai e bën çdo ditë. Edhe pse bie shi, Valeri vazhdon të kërcejë me muzikën në sfond. Pak më vonë pranë tij shkon Katerina dhe fillon të kërcejë me të. Jona që i sheh nga brenda shtëpisë fillon të flasë kundër Katerinës, duke komentuar pamjen e saj dhe mënyrën se si ajo kërcen.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment