Jona: “S’më pëlqen Fatjoni dhe do t’ia them Matildës”; Nevila: “Ai është i drejtë”

Nevila dhe Jona vazhdojnë të flasin me njëra-tjetrën e të komentojnë ngjarjet në shtëpi dhe lojën që po mundohen të bëjnë banorët. Nevila mendon se të gjithë brenda vetes janë njerëz të mirë, por mundohen të nxjerrin një anë të erret të vetes së tyre vetëm për hir të lojës. Ajo thotë se loja në Big Brother nuk ka nevojë që të ndryshosh për të qëndruar sa më gjatë, pasi vetë fakti i të qenit vetvetja bën që të vlerësohesh më tepër. Jona shpreh mospëlqimin ndaj disa prej banorëve, në të cilët përmend Fatjonin dhe pas tij, Valerin. Ajo thotë se ndihet në siklet nga fakti që Fatjoni është bashkëshorti i Matildës, por do t’ia bëjë të qartë edhe asaj që nesër që ky fakt e bezdis. Ndërsa Nevila mendon se është normale që të ketë papëlqyeshmëri mes banorëve, pasi të gjithë kanë karaktere të ndryshëm. Por Nevila mendon se Fatjoni është i drejtë dhe zemërmirë dhe prandaj nuk e gjykon sjelljen e Valerit. “Ai është i drejtë dhe ka tolerancë”, thotë Nevila. Më pas ato fillojnë të flasin sërish për Valerin dhe për ndryshimin që ka pësuar, ndërsa Nevila thotë se në Big Brother ka hyrë e vetme dhe lojën do ta bëjë vetëm. Pas pak aty shkojnë disa nga banorët e tjerë dhe më vonë edhe Matilda, e cila është duke kërkuar Jonën, dhe diskutimi mes tyre përfundon me kaq.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment