Jona rrëfen: “Meridiani më shkruan poezi”; Visari i prekur nga debati me Katerinën

Jona bisedon me Visarin për Meridianin. Pranë tyre është dhe Matilda. Jona tregon se Meridiani e ka pyetur nëse ajo ka kuptuar gjë për pëlqimin e tij. Ajo thotë se i ka thënë Meridianit se ajo nuk ka kuptuar asgjë. Jona e ka pyetur çfarë ka për të kuptuar. Jona thotë se Meridiani i ka thënë se ka shtatë javë, që nuk e shikon më si më parë. Meridiani e ka pyetur nëse ajo i ka treguar Matildës, por Jona e ka gënjyer, duke i thënë se nuk ka folur me asnjë banor. Jona rrëfen se Meridiani i ka treguar se ka shkruar një poezi për Jonën. Meridiani ka vendosur ta lexojnë natën e spektaklit, duke thënë se pret përgjigje nga Jona. Jona e ka pyetur për të fejuarën e tij Marsin, por Meridiani ia ka kaluar bisedën tek poezia që ka bërë për të. Visari e këshillon që ajo të sillet sikur e ka kuptuar sjelljen e Meridiani, por Jona thotë e vendosur, se do të hiqet sikur nuk ka kuptuar asgjë. Visari i thotë t’i kërkojë poezinë Meridianit. Por Jona thotë se asaj nuk i intereson, sepse nuk e ka parë Meridiani kurrë me sy tjetër. Më vonë Visari shpreh mërzitjen, për mënyrën sesi ka debatuar me Katerinën. Ai shpjegon se nuk e dinte që fjala që përdori ishte shumë ofenduese. Ai thotë se duhet ta dijë shumë mirë kuptimin e fjalëve, para se ta përdorë. Jona thotë se të gjithë janë njerëz dhe gabojnë. Visari nuk do që të preken prindërit me sjelljen e tij. Jona i qëndron pranë, duke e qetësuar. Ajo i thotë se ka gjëra më të rëndësishme në jetë, sidomos kur do persona që nuk mund t’i kesh më kurrë pranë. Visari preket dhe qan. Jona e përkëdhel dhe e qetëson. “Ti je lezeti i shtëpisë”, i thotë ajo. Më pas ata flenë gjumë, duke u kapur për dorë. Urojnë njëri-tjetrin natën e mirë, duke thënë “të kam xhan”.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment