Jona prish intimitetin mes Julianës dhe Arditit

Juliana dhe Arditi janë shtrirë në dhomën e gjumit, përqafuar me njëri-tjetrin. Ata qëndruan ashtu për një kohë, duke mos komunikuar, derisa ai i kërkoi masazh. Në dhomën tjetër, Matilda i thotë Jonës se Ardititi dhe Juliana janë shtrirë bashkë. Ato shkojnë të dyja në dhomë, me justifikimin për të biseduar. Arditi i heq dorën Julianës. Kjo gjë nuk i pëlqeu Julit, që ngrihet nga krevati dhe ia komunikon këtë gjë Nevilës, duke i shpjeguar çfarë kishte ndodhur e duke u shprehur: Nuk merrem më me të! Nga ana tjetër, Jona dhe Matilda pyesin Arditin për debatin mes Enkelejdit, Valerit dhe Meridianit, se si ndodhi. Arditi u tregon detaje të debatit; si kishte nisur me Valerin dhe kishte përfshirë ne debat edhe të tjerë banorë, ashtu si dhe atë vetë. Ai u tregon se gjatë debatit, Enkelejdi i kishte thënë ‘maçok’ dhe kjo gjë e kishte nervozuar së tepërmi, aq sa debati mes tyre kishte marrë nota serioze. Gjatë bisedës mes tyre, ata nisin të flasin për habinë që u ka bërë mbrojta e Meridianit për Valerin, duke hedhur dyshime mbi një raport miqësor më të ngushtë mes tyre apo krijimin e një grupi. Katerina hyn në bisedë duke hedhur kunja lidhur me Valerin dhe lojën e tij. Për ta, ai nuk është një njëri i besueshëm, dhe ata aludojnë për planet e tij të reja.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment