Jona: “Pranojeni, ekzistojnë dy grupe në shtëpi”; Urojnë mamanë e Meridianit

Banorët mblidhen në dhomën e ndenjies. Teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me batuta, Jona i thotë Valerit se ai është bërë shumë i qetë sot. Valeri justifikohet, duke thënë se i dhimbsen banorët, se janë shumë të lodhur. Nevila i thotë se të shikojë se mos i dhimbset vetja. Valeri thotë se banorët nuk do ta kenë fatin të shikojnë sa të fortë janë, pasi struken pas njëri-tjetrit. Nevila thotë se ata kurrë nuk struken pas njëri-tjetrit, prandaj mendimi i tij nuk i intereson fare. Matilda thotë se ajo ka pasur grupin tjetër kundër, duke nënkuptuar Arditin, Julianën, Katerinën, Lori. Lori i thotë se edhe grupi i saj ka ndërhyrë për të, jo Matilda nuk e pranon. Lori i thotë se atë e ka mbrojtur Jona, Fatjoni dhe Valeri. Jona flet hapur, duke thënë se në shtëpi ekzistojnë dy grupe. Lori thotë se këtë e ka thënë edhe ajo më parë. Nevila kujton fjalët e Jonës, se duhet të pozicionohen diku, pasi nuk ecën dot vetëm. Jona thotë se çdokush e gjen veten diku. Meridiani kujton ish-banorë të tjerë të Big Brother-it, duke thënë se ka pasur banorë që ia kanë dalë vetëm në lojë. Nevila shprehet se është e lumtur, se nuk ka ndjekur edicionet e kaluara të Big Brother-it, prandaj nuk ka pse të ndjekë asnjë shembull. Jona thotë se sado të mundohesh, nuk i imiton dot banorët që kanë qenë në edicionet e kaluara. Valeri dyshon tek fjalët e Nevilës, duke i thënë se ajo i ka ndjekur. Meridiani akuzon Valerin, se ai ka qenë i pari që ka krahasuar banorët e këtij edicioni, me edicionet e kaluara. Valeri pranon se i ka ndjekur shumë edicionet e kaluara. Visari e pyet se kë po imiton ai, Valeri përgjigjet asnjë. Biseda kalon tek hipotezat për spektaklin e radhës. Më pas Meridiani kujton mamanë e tij, duke thënë se ajo ka ditëlindjen. Banorët urojnë Meridianin dhe këndojnë këngën e ditëlindjes për mamanë e tij. Ata bëjnë shaka, duke kërkuar sërish byrek.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment