Jona mes lotëve, rrëfen dy humbjet e mëdha të jetës së saj

Arbana e prekur nga historia e Jonës, kërkon lidhjen me shtëpinë. Ajo pyet Matildën dhe ajo thotë se rëndësi ka që është njëri nga ne të dy këtu. Arbana kërkon të flasë në veçanti me Jonën. Ajo e fton të hapë zarfin, i cili ndodhet në dhomën e ndenjies. Jona lexon një poezi, që ajo e ka bërë vetë. Arbana fton Jonën të shkojë në dhomën e rrëfimit. Jona vjen dhe gjen një letër tjetër aty. Arbana e fton ta lexojë. Jona lexon poezinë tjetër, që ka shkruar për Arditin. Mes lotëve, ajo rrëfen se i ka shkruar, në kohën kur nuk ka qenë më me të. Arbana e komplimenton Jonën për forcën që ajo tregon. Jona rrëfen se i mungon shumë Arditi dhe nuk do mjaftonte as jeta e tërë që të flasë për të. “Eci me mendimin se kam engjëllin tim”, thotë ajo mes lotëve. Jona tregon se nuk e dinte që do e kishte gjithë atë forcë, për të përballuar dy humbjet më të mëdha të jetës së saj. Arbana fton Jonën të shkojë në dhomën e surprizave, ku Vëllai i Madh ka improvizuar dhomën e saj. Jona mban në dorë foton e saj me Arditin, ndërsa banorët shikojnë tërë kohës reagimet e saj. Jona tregon sendet që ajo ruan nga Arditi, teksa mban në dorë një orë. “Arditi më ka lënë shumë kujtime, me ka lënë dashurinë e tij”, thotë ajo. Jona tregon unazën e floririt, duke thënë se këtë unazë nuk ma dha kurrë, sepse do të ma jepte kur të martoheshim. Arbana e pyet për qëndrimin e Jonën në shtëpinë e Big Brother-it, Jona rrëfen se në çdo fjalë, apo hap kujton Arditin. “Nuk hidhja do hapin, nuk thoja dot fjalën pa Arditin, sepse ai më këshillonte gjithmonë”, rrëfen Jona. Arbana e ngushëllon, duke i thënë se ajo është shumë e re dhe meriton shumë nga jeta. Ajo i uron me shpirt, që te jetë e lumtur, duke i thënë ta jetojë çdo ditë, si të jetë e fundit. Jona falënderon Arbanën për fjalët. “Unë them se ia kam dalë”, thotë ajo. Jona Puth foton me Arditin dhe merr orën e tij, për ta pasur si kujtim. Jona del nga dhoma e rrëfimit, duke qarë. Visari dhe Matilda e përqafojnë, ndërsa afrohet Nevila dhe të gjithë banorët e tjerë. “Ti je e fortë”, e ngushëllon shoqja e saj. Jona përqafon gjithë banorët me radhë, teksa të gjithë mundohen ta ngushëllojnë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment