Jona, Matildës: “Përqendrohu te loja; Harroje Fatjonin”; Banorët argëtohen duke bërtitur

Matilda dhe Jona ulen afër njëra-tjetrës në dhomën e ndenjes e fillojnë të komentojnë ngjarjet gjatë spektaklit, ndër të cilat edhe reagimin e Fatjonit. Matilda thotë se i ka bërë shumë përshtypje mënyra se si u shpreh ai pas klipit të shfaqur, se ishte ai që provokoi Julianën. Ajo thotë se bëri gabim që u shpreh në atë mënyrë, por në të njëjtën kohë e justifikon sjelljen e tij, duke thënë se nuk ishte mirë gjatë atyre ditëve. Jona e këshillon më vonë që ajo të përqendrohet te loja dhe ta mendoje vetën vetëm gjatë qëndrimit në Big Brother, pa Fatjonin. “Do të jesh gjithë jetën me Fatjonin, por tani mendoje veten vetëm”, vazhdon t’i thotë Jona. Ndërsa Matilda i tregon për vështirësitë ekonomike dhe kredinë e madhe që kanë marrë për shtëpinë. Pak më vonë në dhomën e ndenjes shkojnë të gjithë banorët e tjerë, të cilët fillojnë të bërtasin duke bërë shaka e duke qeshur së bashku për disa minuta me radhë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. ata bërtasin njëri pas tjetrit dhe vendosen në garë se kush bërtet më shumë. Qeshin me të madhe dhe largohen nga njëri ambient i shtëpisë, në tjetrin. Ndërsa Mikela e Katerina refuzojnë të bashkohen me të tjerët e fillojnë të bisedojnë së bashku, teksa tregojnë histori për fatkeqësi që i kanë ndodhur familjarëve të tyre.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment