Jona, Matilda e Visari, thashetheme për Arditin; Jona: “Ai është bërë tym”

Jona dhe Matilda ulen afër njëra-tjetrës në ambientin afër pishinës e fillojnë të bëjnë thashetheme me njëra-tjetrën për Arditin. “Është bërë tym Arditi”, thotë Jona, duke pasur parasysh faktin që ai është i nominuar si edhe përballjet që janë bërë me të gjatë spektaklit të së premtes. Ajo tregon për ca batuta që ka hedhur Arditi, duke thënë se përshëndeste grupin e Valerit. Jona tregon se i ka thënë që Valeri nuk e di as vetë nëse ka një grup brenda shtëpisë. Më pas të dyja flasin për spektaklin e thonë se të dyja janë penduar për atë që kanë dhënë gjatë spektaklit. Me vajzat bashkohet më vonë edhe Visari e të tre fillojnë të bëjnë thashetheme për grupin tjetër të banorëve, duke treguar disa situata ku kanë qenë prezentë, lidhur me Arditin e Julianën. Jona thotë se nuk i ka aspak frikë ata të dy, pasi në momentin që do të dalë Arditi, do të dalë edhe Juliana. Banorët e tjerë vazhdojnë të kërcejnë ende nën ritmin e muzikës në sfond.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment