Jona, Matilda dhe Visari kurdisin një lojë. Valeri dyshon: Do më tregoni se çfarë po fshihni apo t’i rrëzojë të gjitha pllakat

Jona , Matilda dhe Visari kurdisin një lojë. Ata kanë vendosur që kutinë e shampos ta mbushin me ingredientë të tjerë. Jona rreh disa kokrra vezë, se bashku me açeto dhe ilaç enësh, të cilat i përzien të gjitha bashkë dhe i hedh në kutinë e shampos. Visari bashkëpunon, duke e ndihmuar ndërkohë që Matilda mundohet të mbajë banorët e tjerë larg kuzhinës. Lori vjen drejt tyre duke rrezikuar t'i zbulojë. Visari i del përpara Lorit, duke u munduar ta mbajë larg dhomës së ndenjjes. Ai nis ta përqafojë dhe i thotë që ta ndihmojë për t’i bërë një cigare, duke u larguar të dy në oborr. Në dhomën e ndenjjes shfaqet Valeri, të cilit nuk i shpëtojnë situata të tilla. Ai me dyshimet e tij, pyet Jonën se çfarë po bënte në kuzhinë. Ajo mundohet të ruajë qetësinë, duke i thënë se po lante enët. Matilda i thotë të largohet nga kuzhina, se e kërkonte Lori në oborr dhe duke qëndruar aty nëpër këmbë, rrezikonte të rrëzonte dërrasat. Valeri i sheh me dyshim. Lori po të dojë le të vije vetë - ia kthen ai. Duke parë se vajzat nuk po i tregonin gjë, ai vendos këmbën mbi njërën prej pllakave, duke i thënë se nëse nuk i tregojnë çfarë po fshehin, ai do të rrëzojë gjithë pllakat. Vajzat nisin të qeshin, ndërkohë që Valeri rrëzon disa pllaka me qëllim që t'iu bënte presion për të treguar se cila ishte loja që fshihnin. Ato nisin të bërtasin që të mos të rrëzonte të tjera. Valeri qëndron me njërën këmbë mbi pllakë. Do më tregoni se çfarë po fshihni apo t’i rrëzoj të gjitha- i “kërcënon" ai. Jona mundohej të mbante seriozitetin, ndërkohë që Matilda rendte me vrap, për të ndalur rrëzimin e pllakave që Valeri rrëzonte, sa herë ato nuk përgjigjeshin. Matilda herë qeshte herë mbante seriozitet, duke i thënë se nëse do të hidhte pllaka të tjera , do t’i hidhte gjithë rrobat e tij në pishinë. Valeri vazhdonte të rrëzonte pllaka, por mesa duket nuk mori atë që donte, duke u larguar në oborr dhe e duke parë me detaje gjithçka, për të kuptuar çfarë po ndodhte. Një pjesë e banorëve futen brenda shtëpisë, duke u grindur me Valerin që të rregullonte pllakat që kishte rrezuar, por Valeri refuzonte, duke ardhur rrotull shtëpisë për të zbuluar lojën e tyre.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment