Jona komenton Lorin: “Modele, por ka më shumë celulit se unë”

Jona, Matilda, Visari dhe Meridiani shkojnë në kuzhinë dhe ulën të katërt për të ngrënë mëngjesin në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ndërkohë që janë duke ngrënë, Jona shikon Lorin nga xhami dhe fillon ta komentojë. Ajo thotë se Lori bën sikur kujdeset për veten dhe ha gjatë gjithë kohës ushqime me proteina e vitamina, por nuk beson se është kujdesur kështu edhe para se të futej në shtëpinë e Big Brother. Jona thotë se Lori edhe pse është modele dhe e vogël në moshë, ka më tepër celulit se ajo. Ndërkohë që flet, aty shkon Lori për të bërë kafe. Jona jo vetëm që nuk i ndërpret komentet, por i thotë Matildës që t’ia shikojë me kujdes barkun, duke thënë se përmasat e trupit të saj nuk i afrohen atyre të një modeleje. Lori vendos në zjarr për të zier një vezë, të cilin e an dhe pastaj e hedh në ujë të valuar. Kjo gjë i bën përshtypje Jonës e Matildës, të cilat i shkojnë afër dhe e shikojnë. Jona i thotë se nuk mund ta hajë kurrsesi gjysmë të zier, siç e lë ajo, por Lori mendon se veza gjysmë e zier ka më tepër vlera ushqyese. “Mirë e ke, të bën mirë”, i thotë Jona me ironi teksa largohet për t’ia treguar këtë djemve në tavolinë. Banorët në oborr vazhdojnë të këndojnë e të kërcejnë nën tingujt muzikorë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment