Jona: “Katerina si 30 vjeçe”; Fillojnë punën për Provën e Javës

Pjesa më e madhe e banorëve dalin në oborr, duke u bashkuar me Enkelejdin, i cili është duke shijuar rrezet e diellit e duke shkëmbyer biseda të përgjithshme me njëri-tjetrin. Jona, shikon Katerinën nëpërmjet xhamit e fillon ta komentojë me zë të ulët me Matildën, që e ka afër. “Kjo Kati si 30 vjeçe”, shprehet ajo, e cila merr miratimin e Matildës, por nuk preferojnë ta zgjatin më shumë këtë bisedë. Më vonë ato fillojnë të flasin për rroba e biseda të tjera të përgjithshme. Katerina shkon në dhomën e gjumit dhe i zgjon banorët, të cilët vazhdojnë të jenë ende duke fjetur. Ata ngrihen dhe bëhen gati me shpejtësi për të rifilluar punën për provën javore dhe pa humbur kohë, dalin në fushë për të filluar me ndërtimin e pllakave të drurit, sipas urdhrit të Vëllait të Madh.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment