Jona ironizon,Katerina zgjon banorët

Jona shkon pranë Enkelejdid që po gatuan dhe fillon që të bëjë shaka me të. Ajo ka vendosur syze dhe qesh me Enkelejdin duke ironizuar fjalët e Mikelës dhe meridianit gjatë një debati që patën me Enkelejdi. “Ti ke thënë diçka “qorr” më duket?, mos duhet të ndjehem edhe unë e ofenduar” i thotë Jona, ndërsa Enkelejdi qesh pasi e ka kuptuar ironinë e saj dhe i thotë “po jo moj zemër”. Ndërkohë në kuzhinë fillojnë të vijnë një e nga një të gjithë banorët që zgjohen nga gjumi. Megjithatë një pjesë e tyre vazhdojnë të flenë. Katerina pasi është zgjuar vetë dhe ka mbaruar me punët e saj personale, mundohet që të zgjojë banorët që janë në gjumë. Kështu ajo i flet Lorit, Nevilës dhe Julianës duke u thënë se për 10 minuta duhet të jenë veshur dhe të kenë dalë në dhomën e ndenjies. Vajzat fillojnë të zgjohen. Katerina mundohet të zgjojë edhe Arditin, por ai nuk çohet. Minutat kalojnë dhe në sfond vazhdon muzika për të zgjuar banorët. Më në fund të gjithë zgjohen dhe pasi përfundojnë punët personale të mëngjesit, mblidhen në dhomën e ndenjies. Ata presin që Enkelejdi të përfundojë se gatuari mëngjesin. Banorët janë në përfundim të të gjitha produkteve të tyre ushqimore dhe kjo bëhet shkak që në shtëpi të lindin debatet.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment