Jona ironizon Arditin: “Është bërë pula gjel moj motër”

Banorët vazhdojnë të merren me provën e javës dhe gjatë kohës që merren me zhvendosjen e gurëve të piramidës, ngacmojnë njëri-tjetrin me ironi. Pas një farë kohe, banorët lodhen dhe mundohen që të gjejnë justifikime për të bërë sa më shumë pushim. Ata bëjnë pushim dhe më pas puna rifillon, por ka edhe nga ata që duket se po përpiqen ë t’i shmangen punës. Kështu Visari ironizon Julianën dhe Jonën që po qëndrojnë ulur duke u thënë “e kuptove tani se kush rri dhe ha bujkun kot”. Meridiani në një moment pyet Arditin se ku është Juliana dhe ai i thotë se Juliana është brenda sepse do të pastrojë dhe do të merret me gatimin. Ndërkohë që Arditi justifikon Julianën se përse nuk po merr pjesë në ndërtimin e piramidës Jona i thotë “momentalisht Xhuli është duke pirë cigare dhe jo duke bërë punët”. Arditit nuk i pëlqen ajo që tha Jona dhe i flet me ironi “avazh- avash moj, po ti a u bëre merak?”. Jona i përgjigjet po me ironi dhe i thotë Arditit “thjesht të korrigjova pak dhe unë them që vetëm të gatuajë e t’i lërë punët për sot”. Arditi vazhdon të ngacmojë Jonën, por ajo nuk i kthen përgjigje. Jona e ironizon Arditin duke iu drejtuar Matildës dhe i thotë “epo është bërë pula gjel moj motër, i ka ardh goja”.Arditi i thotë “po jam në nominim prandaj, pastaj rëndësi ka që pula, s’ka mbet pulë”. Jona i kthehet me nerva duke i thënë “nëse s’të kthehemi, s’do të thotë se jeni duke na kap mat, thjesht nuk ta kemi ngenë të merremi me ty”. Më pas në ironi ndërhyjnë Valeri dhe Matilda. Matilda i thotë Arditit se e bën për të qeshur, ndërsa ai i thotë se ajo shtiret. “Ngaqë shtiret gjatë gjithë kohës vetë mendon se të gjithë të tjerët shtiren” thotë Valeri. Kështu Arditi dhe Valeri debatojnë me ironi, madje edhe ofendojnë me fluor banal.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment