Jona ia çon mëngjesin te krevati Meridianit, pa Julianën

Valeri është duke u marrë me larjen e enëve, ndërsa pas pak zgjohet edhe Jona. Meridiani ka shkuar të flejë sërish gjumë pas disa minutash, pasi ka përfunduar përgatitjen e mëngjesit për të gjithë banorët. Jona shkon në kuzhinë dhe fillon të merret me përgatitjen e mëngjesit për Meridianin, si penalizim të marrë që nga java e kaluar bashkë me Julianën. Valeri i kërkon që të shkojë dhe të zgjoje edhe Julianën, pasi penalizmi nga Vëllai i Madh është dhënë për të dyja vajzat. Ndërsa Jona refuzon që ta zgjojë Julianën dhe vendos që të shkojë dhe t’ia çojë vetëm. Ajo shkon në dhomën e gjumit dhe afrohet te krevati i Meridianit dhe pasi e zgjon, e vë në dijeni se mëngjesi për të është gati, ndërkohë që i bën të qartë se nuk e ka zgjuar Julianën dhe ka vendosur t’ia çojë e vetme. Meridiani, ndërkohë, vazhdon të flejë ende.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment