Jona fle bashkë me Matildën e planifikon “luftë” për kundërshtarët e saj në lojë

Banorët edhe pse kanë kohë që janë shtrirë, vazhdojnë të bisedojnë edhe me drita të fikura. Matilda thotë se i vjen keq që Fatjoni doli kaq shpejt, ndërsa Jona i thotë se këtë javë ato duhet të bëjnë si “mace” që do të merren me “minjtë”. Mes tyre është edhe Visari. Jona u tregon se ka një plan se si të acarojë Katerinën dhe Lorin. “Folëm dhe me Mikën, por nuk do t’i vendosim në qendër të vëmendjes, në fokus, por do hapim tema diskutimi, për të parë se sa inteligjencë ka” thotë Jona dhe më pas me shaka shton “Meridiani për shembull tha, të diskutojmë se si kultivohet kastraveci”. Matilda, Visari dhe Jona qeshin. Më pas Jona i thotë Matildës se në ditët që do të vijnë duhet të mendojnë mirë se si do të sillen kundrejt banorëve të tjerë, veçanërisht, kundër Katerinës, sepse me të kanë pasur edhe debate të shumta. “Duhet ta planifikojmë mirë se çfarë do bëjmë” i thotë Jona Matildës dhe ajo bie dakord me të. Matilda është e mërzitur për daljen e Fatjonit dhe jona, mikesha e saj me e mirë brenda shtëpisë, mundohet që t’i qëndrojë sa më pranë. Ajo përveçse i premton se do ta përkrahë vazhdimisht në lojën kundër banorëve të tjerë në shtëpi, por sonte fle në të njëjtin shtrat me të. Nuk vonon shumë dhe pas disa shakave të gjithë banorët bien të flenë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment