Jona: Eshtë diçka e bukur që unë po e ruaj, nuk dua të prishet pa filluar

Jona dhe Matilda bisedojnë në oborr. Të dyja flasin me nënkuptime. Ajo i tregon se është mërzitur, pasi donte ta shijonte ndryshe këtë eksperiencë, duke mos dashur nga ‘këto muhabete’. Matilda e qetëson, duke i thënë të mos mendojë asgjë të keqe. Ajo shprehet se ka një shqetësim për të premten, por pa qartësuar se çfarë ishte. Gjatë kohës që fliste, ajo nis të qajë. Matilda i thotë fshijë lotët dhe të shijojë gjithë kohën aty brenda. ‘Unë kam frikë, pasi nuk dua të zhgënjej dikë jashtë’ - shprehet ajo. Matilda e pyet nëse e ka për njerëzit e tij, nuk duhet të shqetësohet fare, pasi përderisa nuk shqetësohet ai, nuk ka pse të shqetësohet ajo . Jona sërish flet me nënkuptime, duke iu drejtuar Matildës. Ti e di për çfarë e kam - i thotë ajo. Matilda qesh. S’ke pse mërzitësh se ti je e bukur, ç’faj ke ti - i përgjigjet ajo. Jona e përqafon, duke e falënderuar. Eshtë diçka e bukur që unë po e ruaj, nuk dua të prishet pa filluar - i thotë Jona. Ato nisin të qeshin. Matilda i thotë të rrijë e qetë pasi nuk ka bërë asgjë të keqe, duke u kujdesur të mos përmendin emra. Gjatë kohës që ato bisedonin, Jona hedh sytë nga salloni , duke kontrolluar situatën. Shshsh, se po vjen! - i thotë ajo Matildës. Përballë tyre ulet Meridiani, i cili u kërkoi që ta çonin në dhomë, pasi kishte fituar lojën, duke vazhduar të bëjnë batuta mes tyre.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment