Jona-Enkelejdit: “Lus Zotin që të mos dalësh ti, do më ngeli pishman që të nominova”

Enkelejdi dhe Jona ndodhen jashtë duke biseduar e duke parë shiun. Ata bisedojnë për gjëra të ndryshme ku Enkelejdi i tregon Jonës për vëllain e tij dhe për pasionin që ai ka për aktrimin. Ata bisedojnë për disa minuta me radhë dhe në një moment Jona i thotë “lus Zotin që të mos dalësh këtë javë sepse do më ngeli shumë, shumë, pishman që të nominova”. Jona i thotë Enkelejdit se është penduar shumë që e ka nominuar këtë javë dhe se do t’i vinte shumë keq nëse ai do të dalë nga shtëpia. Enkelejdi mundohet që ta qetësojë duke i thënë se edhe atij i ka ndodhur e njëjta gjë, pasi ka nominuar dikë që ka dalë më pas, është ndjerë shumë keq, kur ai banor ka dalë nga shtëpia. “Të kuptoj sepse ne këtu jemi në një lojë, të gjithë do nominojmë dhe do dalim e do shihemi përsëri jashtë” thotë Enkelejdi. Jona i thotë më pas se është një arritje e madhe për secilin prej tyre që kanë arritur deri në këtë pikë sepse kanë ngelur vetëm katër javë. Edhe Enkelejdi ndan të njëjtin mendim me Jonën. Gjatë kohës që Enkelejdi bisedon me Jonën përballë tyre ndodhet Arditi. Enkelejdi i thotë Jonës “po Arditi pse rri vetëm” dhe Jona i thotë “po thuaj të vijë këtu”. Enkelejdi e fton Arditin që të qëndrojë pranë tij dhe Jonës, por Arditi refuzon duke i thënë “jo, jo se po mendohem për diçka”. Enkelejdi përpiqet që ta bindë ndërsa Jona këtë herë i thotë “lëre, lëre” dhe më pas i drejtohet Arditit “mos hajde, jo, rri aty se je mirë”. Të dy më pas nisin të bisedojnë për Matildën dhe ndajnë mendime pozitive për të.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment