Jona e Valeri: “Arditi po sillet ndryshe, si efekt i nominimit”

Jona dhe Valeri vazhdojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin, teksa Valeri është duke u marrë me larjen e enëve dhe pastrimin e kuzhinës, ndërsa Jona është duke përgatitur mëngjesin për veten. Të dy flasin për Julianën e Arditin dhe marrëdhënien mes tyre. Valeri i tregon se Arditi ka fjetur në të njëjtin krevat me Julianën dhe kjo gjë e çudit Jonën. Të dy mendojnë se Arditi ka filluar të sillet ndryshe gjatë kësaj jave, si efekt i nominimit. Valeri shton se jo vetëm që ka fjetur me Julianën, por ai ka larë enët deri natën vonë, aq sa u ankua për dhimbje mesi. Ndërsa Jona fillon të flasë me ironi për të, duke u shprehur se ai ka edhe katër “vajza” dhe është e çuditshme që e kanë lënë t’i lodhet mesi dhe nuk e kanë ndihmuar. Të dy qeshin pas batutave të njëri-tjetrit, duke folur me siguri për efektin e nominimit tek Arditi, i cili e ka bërë të sillet ndryshe këtë javë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment