Jona e Meridiani, thashetheme; Zhaku ngacmon çiftin Matilda-Fatjon

Ndërkohë që banorët e grupit të dytë, shkojnë drejt fushës ku ndodhet fasada, të cilën e kanë si provë të kësaj jave për ta ristrukturuar e më pas për të pikturuar, pjesa tjetër e banorëve fillojnë të zgjohen. Disa prej tyre vazhdojnë të jenë ende në gjumë, ndërsa pjesa më e madhe ka filluar tashmë aktivitetin e ditës, duke u marrë me punët e mëngjesit apo duke ngrënë mëngjesin në kuzhinë. Jona tregon se ka parë një ëndërr gjatë natës me Arditin e Meridianin, të cilët po ziheshin. Ajo ia tregon banorëve ëndrrën e saj, ndërkohë që në një moment tjetër ia tregon edhe Meridianit, i cili është duke gatuar mëngjesin bashkë me Donaldin. Më pas ajo ulet në tavolinë për të ngrënë bashkë me të dy djemtë, ndërkohë që fillon të bëjë thashetheme me Meridianin. Jona e pyet nëse shoqëria e Fatjonit me Valerin ka filluar që ditën e parë të hyrjes në shtëpi, ndërsa Meridiani i thotë se ata nuk kanë qenë miq që në fillim, pasi Valeri shoqërohej me Nevilën e Arditin. Ajo tregon se e ka dëgjuar Valerin t’i thoshte Fatjonit: “Uroj që shoqëria jonë të vazhdojë si ditën e parë”. Ajo tregon se ka ndërhyrë mes tyre dhe u ka bërë të qartë se ata nuk kanë qenë miq me njëri-tjetrin që në fillim. “Kështu është kur të vjen veza”, ia kthen Meridiani. Në fushën ku ndodhet fasada, vazhdojnë ende punimet, ndërkohë që aty shkon Matilda me mëngjesin e përgatitur për Fatjonin. Zhaku fillon t’i ngacmojë, teksa i thotë Fatjonit: “Fatjon, të ka sjellë nusja mëngjesin”, duke shkaktuar të qeshura tek të dy. Ndërsa Matildës i thotë se ai s’ka marrë ende rrogën e parë, kështu që të mos fillojë t’ia bëjë që tani hyzmetin. Fatjoni zbret nga shkallët dhe vazhdon me batutat e Zhakut, ndërsa fillon të hajë mëngjesin.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment