Jona e Matilda, thashetheme për Arditin; Matilda: “Nëse kapet, do t’i them: Qetësohu karamele”

Matilda, Jona dhe Visari rrinë afër njëri-tjetrit në dhomën e ndenjes dhe shkëmbejnë biseda të përgjithshme e bëjnë shaka me njëri-tjetrin. Matilda ndërkohë, shikon nga xhami Arditin dhe Julianën dhe të tre fillojnë të flasin për Arditin, duke marrë shkas nga debati i ditës së djeshme. Jona kujton fjalët që Valeri i përsëriste gjatë gjithë kohës, duke i thënë: “Qetësohu, karamele”. Matilda thotë se në momentin që Arditi do të kërkojë të krijojë debat me të, do t’i përmendë pikërisht këtë shprehje të Valerit, pavarësisht se e di që ai do t’ia vërë në dukje që po kopjon fjalët e Valerit. Të tre qeshin teksa kujtojnë debatin e djeshëm dhe mënyrën se si Valeri i drejtohej Arditit. Më pas vajzat fillojnë të komentojnë Jonën e të thonë se enkas rri e zhveshur, për të treguar linjat e saj trupore. Matilda thotë se ajo gjatë gjithë ditës së djeshme ka ndenjur vetëm me një trupore, pa veshur bluzë, pikërisht për këtë arsye.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment