Jona e Matilda komentojnë papastërtinë në shtëpi; Ato flasin për afrimitetin mes tyre

Të gjithë banorët shpërndahen në ambiente të ndryshme të shtëpisë, ndërsa në dhomën e gjumit mbetet vetëm Jona dhe Matilda. Të dyja fillojnë të bisedojnë me njëra-tjetrën, ndërsa Jona komenton sjelljen e Mikelës. Matilda thotë se Mikela bën shaka dhe qesh edhe pa shkak me Lorin e Julianën. Mendimin e saj e mbështet edhe Jona, e cila shprehet: “Ua bën qejfin këtyre të voglave, Xhulit e Lorit”. Më pas, të dyja vajzat komentojnë produktet të cilat shpërdorohen nga banorët në shtëpi. Ato thonë se banorët po keqpërdorin çdo gjë, ndryshe nga ç’bëjnë në shtëpitë e tyre. Të dyja më vonë komentojnë mungesën e pastërtisë në shtëpi, si pasojë e mos angazhimit të shumicës së banorëve e sidomos të vajzave, sipas tyre. Matilda thotë se e ka shumë merak pastërtinë dhe se nuk mund të jetojë dot në një ambient të pa pastruar. Ndërsa Jona tregon se nuk është marrë shumë me pastrimin e shtëpisë, pasi ka pasur motrat më të mëdha, por i është mësuar syri që shtëpinë ta shikojë gjithmonë të pastër. Më pas ato flasin për ditët e para të hyrjes në shtëpinë e Big Brother dhe për mënyrën se si janë afruar me njëra-tjetrën. Matilda thotë se brenda zgjedhjes që ka bërë Vëllai i Madh,vetë banorët duhet të bëjnë zgjedhje të tjera, duke përzgjedhur banorët me të cilët duan të krijojnë afrimitet. Ndërsa Jona thotë se edhe sikur 77 banorë të ishin futur në shtëpinë e Big Brother e jo 17, ajo përsëri do të krijonte shoqëri me të. Të dyja vajzat kujtojnë ditët e para të qëndrimit në shtëpi dhe qeshin me njëra-tjetrën.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment