Jona e Enkelejdi i rrëzojnë qëllimisht pllakat për t’i zgjuar banorët

Jona dhe Enkeldji vazhdojnë të bisedojnë së bashku për minuta të tëra, por në një moment kujtohen që banorët po vonojnë të zgjohen dhe për këtë bëjnë një plan. Ta mendojnë që të shkojnë dhe të rrëzojnë enkas disa prej pllakave të drurit dhe sipas rregullit, Vëllai i Madh duhet të startojë muzikën e Fantazmave. Kjo gjë do t’i zgjojë banorët, të cilët po flenë më shumë sesa duhet, sipas tyre. “Pse vetëm Valeri t’i bëjë këto punë!”, shprehet Jona, ndërsa të dy hyjnë menjëherë brenda dhe rrëzojnë pllakat. Vetëm pas disa sekondash fillon muzika e Fantazmave, e cila vazhdon për disa minuta. Më pas të dy banorët i ngrenë sërish pllakat. Ndërsa në dhomat e gjumit ndizen dritat dhe muzika në sfond për t’i zgjuar banorët. E para zgjohet Katerina, e cila i pyet banorët se kush është marrë me provën e koshave, pasi ajo nuk e ka dëgjuar. “Unë e bërë, por s’la problem”, i thotë Enklejdi”. Ai shkon në kuzhinë dhe fillon të merret me gatimin për të gjithë banorët.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment