Jona e Enkelejdi bisedojnë; Meridiani: “Sikur të ma lënë mua menaxhimin e ushqimit...”

Enkelejdi dhe Jona shkojnë në ambientin e mbuluar afër pishinës dhe fillojnë të bisedojnë me njëri-tjetri. Enkelejdi i tregon asaj për qytetin Peruxhias, ndërsa Jona thotë se e ka vizituar. Enkelejdi thotë se edhe pse qytet i vogël, të lë të kuptosh e ta njohësh vërtet Italinë. Ai tregon se aty organizohet shumë mirë festa e çokollatës dhe e muzikës Jazz, e cila organizohet në verë për dy javë. Enkelejdi tregon se në atë festë ka vizitorë nga e gjithë bota dhe festohet që në orët e para të mëngjesit, deri në orët e vona të natës. Më pas Enkelejdi tregon se ka dashur të marrë pjesë edhe në Grande Fratello, por për një vonesë që ndodhi për faj të tij, nuk ka arritur dot që t’i përgjigjet telefonatës që priste prej produksionit. “Ti ke fizik fiks për televizion”, i thotë Jona teksa e shikon dhe e dëgjon të flasë. Meridiani e Mikela vazhdojnë të ndodhen në kuzhinë e të merren me gatimin. Meridiani thotë se do të ndihej shumë mirë nëse banorët do të ishin dakord që të menaxhonte ai kuzhinën, por është i sigurt që do të refuzojnë. “Ta lënë se i them unë tani”, i thotë Mikela. Më vonë ajo fillon të flasë për banorët e të ankohet për ata të cilët në orët e vona të natës, kanë shkuar në kuzhinë për të ngrënë sërish. “Unë nuk e di se si mund t’ia dalim kështu”, thotë Mikela. Pas pak zgjohet edhe Arditi, i cili fillon të komentojë ushqimin me pakicë dhe fetat me vezë të lyera vetëm në njërën anë. Meridiani i bën të ditur se këtë javë situata është disi kritike për sa i përket ushqimit dhe duhet të mësohen të kursejnë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment