Grupet, plane e thashetheme kundër njëri-tjetrit

Jona, Matilda dhe Visari janë ulur afër njëri-tjetrit në njërin nga kolltukët në dhomën e ndenjes, ndërsa aty ndodhen edhe disa nga banorët e tjerë. Jona fillon të flasë me zë të ulët me të dy banorët e të thurë një plan me ta, kundër grupit tjetër të banorëve. Pas pak minutash aty shkon Lori dhe Juliana, ndërsa Jona vazhdon bisedën, duke folur me ironi për to. Ajo thotë se vajzat nuk preferojnë asnjë vend tjetër në sallon, veç kolltukut ku janë ulur ata të tre e ndërkohë që të dyja hyjnë, ajo shprehet me termin “Sulltani i Madhërishëm”, për Lorin. Të tre qeshin me njëri-tjetrin. Ndërsa Lori e Juliana, pasi dalin jashtë, fillojnë të bisedojnë së bashku lidhur me Jonën e Matildën e të thonë se sapo ato largohen, Matilda e Jona ngrenë zërin e bëjnë thashetheme me to. Lori mendon që herë tjetër të qëndrojnë aty, në mënyrë që të dyja vajzat t’i vazhdojnë thashethemet mes njëra-tjetrës në prezencë të tyre. Banorët mblidhen sërish në dhomën e ndenjes pak më vonë dhe diskutojnë rreth provës, si edhe mënyrës se si ta kryejnë sa më lehtë atë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment