Frika e Julianës, për marrëdhënien e saj me Arditin

Pasi shijon puthjet e gjata me Arditin, Juliana shtrihet tek krevati i saj. Po në moment ndërron mendje dhe fton Arditin të pinë një cigare në oborr. Të dy dalin në oborr duke biseduar, ndërkohë që të gjithë banorët e tjerë flenë gjumë. Ata bëjnë shaka për zënkat e tyre. Arditi kujton fjalët e Julianës se pajtimi është shumë i bukur. “Por derisa të shkosh tek pajtimi është si ëndërr e keqe”, thotë ai. Teksa bisedojnë, Juliana shpreh hezitimin dhe frikën në raportin e saj me Arditin. Arditi mundohet t’i shpjegojë se jashtë situatat janë më ndryshe, pasi aty ata rrinë 24 orë me njëri-tjetrin. “As me gruan tënde , nuk rri kaq shumë”, thotë ai. Juliana e pranon se i mungon pjesa jashtë, prandaj ndonjëherë bëhet nervoze në shtëpi. Ajo i kërkon Arditit që ta kuptojë kur ajo bëhet serioze, apo me nerva. Juliana i kujton sërish skenat me Jonën dhe Lorit, gjatë ditës. Arditi thotë se nuk e mendoj se Juliana do të prekej kaq shumë nga ky fakt. Juliana sqaron Arditin se atë nuk e shqetëson qëndrimi i tij me Jonën, por fakti se ajo mbase përpiqet ta xhelozojë atë. Biseda kalon tek Visari. Arditi i shpjegon Julianës se asnjë mashkull nuk toleron, që femra e tij të puthet me të tjerët në qafë. “Vëre veten tende në pozitën e tjetrit dhe kuptoji vetë gjërat. Siç të bezdisin ty kur unë rri me vajzat, më bezdis dhe mua kur të puthin meshkujt”, e sqaron ai. Juliana i flet Arditit për karakterin e saj, duke i shpjeguar se çfarë pëlqen dhe çfarë nuk pëlqen tek një mashkull. Arditi i thotë se ai nuk mund t’i thotë asaj se çfarë gjëra nuk pëlqen, pasi është një tip që ia le kohës. Juliana shpreh frikën se Arditi po luan me të. Ai e siguron se nuk po bën lojë dhe i thotë se këtë gjë ia ka vërtetuar. Ajo mendon se Arditi e ka mendjen tek publiku dhe ai po bën strategji me lojën me Julianës. Arditi i thotë se nëse ai do të bënte lojë, do zgjidhte dikë tjetër dhe jo Julianës, që do e shohë patjetër jashtë. Juliana bindet, prandaj të dy ikin në dhomë, të flejë gjumë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment