Flet Enkelejdi : Marrëdhëniet me femrat, dëshira për të vizituar Amerikën dhe shqetësimin që ka për të ardhmen

Visari dhe Enkelejdi bisedojnë për lidhjet e tyre ne jetë. Pasi Visari i tregoi për lidhjen e tij kur ishte 20 vjeç , ai pyeti Enkelejdin me kureshtje. Ky i fundit nis t’i tregojë se historia e tij e parë kishte nisur kur ai ishte adoleshent, në moshën 15 vjeçare dhe kishte zgjatur rreth dy vjet. Më pas, ishte lidhur me një vajzë shumë të bukur, me të cilën kishte qëndruar për tre vjet. Pasi u largua në Itali, atje ishte njohur me një vajzë shumë të mirë, me të cilën qëndroi rreth një vit e gjysmë. Lidhja e tij fundit e kishte rrëmbyer shumë shpirtërisht, duke i lënë gjurmë edhe pas ndarjes. Ai tregon se pas saj, ai qëndroi për disa vite vetëm, pa krijuar asnjë lidhje të re, derisa njohu Suzanën, e cila ishte plot ngjyra dhe kishte një karakter që i përshtatej shumë natyrës së tij. Ai tregon se në 7 vite së bashku me të, ai ka ndryshuar shumë prej saj dhe i pëlqen njeriu që është sot. Visari thyen akullin, duke e pyetur se cila do të ishte femra me të cilën do të lidhej aty brenda. Enkelejdi i vendos kusht, se Visari do të merrte përgjigje, vetëm nëse edhe ai do t’i përgjigjej të njëjtës pyetje. Visari pranon. Enkelejdi jep pëlqimin e tij për Julianën dhe Violën, si vajzat që do t’i përshtateshin më shumë natyrës së tij. Visari ndërhyn, duke i folur për Lorin, e cila sipas tij ka një paraqitje të mirë, por sjella e saj nuk i pëlqen aspak. Enkeledji i kthehet edhe një herë lidhjes së tij aktuale, duke treguar se është një lidhje e pjekur dhe i tregon se flasin me njëri-tjetrin për çdo gjë. Ata nisin të flasin për femrat, karakteristikat e tyre të ngjashme në të menduar, jeta që do të donin, dëshirën e Enkelejdit për të shkuar në Amerikë dhe shqetësimin e tij për të ardhmen. Me moshën që kam, kam fituar eksperiencë, por jo të ardhme të sigurtë, shpjegohet Enkelejdi, duke treguar për dilemat e tij dhe shqetësimin që ka për moshën, me frikën se ka humbur shumë vite duke u endur, pa krijuar stabilitet. Visari e qetëson me arsyetimin e tij, se njerëzit kanë natyrë lakmuese dhe më e mira do të ishte një jetë e qetë me gjëra jo shumë të mëdha, por të domosdoshme për të jetuar normalisht.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment