Flasin për nominimet; Juliana: “Mund të dalë Esida”

Pas bisedave në lidhje me ngjarjet në shtëpi dhe planeve që kanë për javën e ardhshëm apo javët në vijim, vajzat dalin në ambientin afër oborrit e teksa kujtojnë ngjarje gazmore të ndodhura gjatë spektaklit, qeshin e bëjnë shaka me njëra-tjetrën. Pak më vonë të dyja vajzat largohen për në dhomën e gjumit dhe para se të flenë, shkëmbejnë për disa minuta të tjera biseda me njëra-tjetrën, duke folur këtë herë për nominimet. Ato thonë se javë pas jave kanë dalë ata banorë për të cilët është diskutuar. Ndërsa për këtë javë, Juliana dyshon se e eliminuara mund të jetë Esida. Nevila refuzon të japë një përgjigje lidhur me të, por dëgjon me vëmendje mendimin e Julianës. Ndërkohë që janë duke folur, të dy vajzat i zë gjumi, duke u bashkuar me pjesën tjetër të banorëve, të cilët kanë kohë që kanë fjetur.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment