Flasin për Arditin; Visari u mëson karate

Banorët të mbledhur në dhomën e gjumit, diskutojnë për nominimet, duke marrë shembull Katerinën, si pretendentja kryesore për të dalë nga shtëpia nesër. Meridiani dhe Jona nisin të flasin për Arditin dhe mënyrën se si ai po luan lojën brenda shtëpisë. Meridiani i tregon Jonës për diskutimet e fundit që ka bërë me të. Në bisedë bashkohet edhe Matilda me Fatjonin, duke treguar detaje nga bisedat dhe debatet e fundit që kanë bërë me Arditin. Meridiani ironizon faktin që kur bëhen bashkë Katerina dhe Arditi, ai “frikësohet shumë prej tyre”, duke iu referuar fjalëve që Katerina përsërit shpesh. Banorët qeshin mes tyre, dhe vazhdojnë të flasin për Arditin dhe lojën e tij. Visari futet në dhomë, duke bërë që banorët të ndërrojnë bisedë. Ai u kërkon banorëve të ngrihen nga shtrati dhe të qëndrojnë rreth tavolinës, pasi do t’i ilustronte lëvizje karateje. Banorët qëndrojnë përqark tavolinës, duke përsëritur lëvizjet e Visarit, të cilat shkaktuan shumë të qeshura dhe batuta, duke ndryshuar kështu edhe klimën mes tyre.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment