Flasin për Arditin, Nevila këshillon Julianën si të sillet

Ndërkohë që të gjithë banorët e tjerë flenë gjumë, Juliana dhe Nevila bisedojnë në oborr. Nevila i tregon Julianës se Esida e ka pyetur, nëse ka ndryshuar gjë në marrëdhënien e saj me Valerin. Ajo i është përgjigjur se nuk ka ndryshuar asgjë, por tani që nuk janë çift, i kanë lënë më shumë hapësirë njëri-tjetrit. Juliana pyet Nevilën, sesi i duket Arditi pa i bërë flokët me xhel, pasi pa xhel i duket më i ëmbël. Nevila i përgjigjet si t’i pëlqejë asaj. Juliana aludon sesi do bëhej situata në shtëpi, nëse ajo dhe Arditi do bëheshin çift, duke qeshur me mendimet e saj. Më pas vajzat shtrihen në krevat, teksa nisin të flasin sërish për Arditin. Valeri është zgjuar, prandaj Juliana qesh dhe i thotë se të gjitha ato që shprehur për Arditin, ishin lojë për 1 prillin. Valeri dyshon shumë të ishte lojë, duke i thënë se është shumë gjë e bukur, ajo që po ndodh mes tyre. Ai thotë Julianës të bëjë çfarë ndjen, pasi dëshiron që ajo të qëndrojë sa më gjatë në shtëpi. Por Juliana i shpjegon se ato që ajo tha për Arditin, nuk kanë lidhje fare me qëndrimin në shtëpi, pasi ashtu i ndjen vërtet. Valeri fle gjumë, ndërsa Nevila dhe Juliana vazhdojnë bisedën mes tyre. Juliana e pyet Nevilën se çfarë bisedash bën me Arditin, por ajo nuk i tregon asgjë. Nevila e këshillon t’i shikojë me kujdes situata me Arditin, në mënyrë që t’i marrë gjërat ashtu siç janë realisht, jo siç do ajo, sepse i bën lëmsh pastaj. Ajo i kërkon Julianës ta vë logjikën në lëvizje, në mënyrë që t’i mendojë më gjatë veprimet që bën, pasi shpesh herë bën si e llastuar. Juliana pranon se nuk di si të sillet me Arditin, duke kërkuar ndihmën e Nevilës. Ajo e këshillon Julianën të sillet si ta ndjejë, por mjafton që mes tyre të ketë mirëkuptim. Nevila i kërkon asaj të jetë më e qetë dhe sa herë të ketë paqartësi nga veprimet e Arditit, të mos bëhet me nerva, por të bisedojë hapur me të. Juliana thotë se Arditi tregohet shumë i rezervuar kur janë në prani të banorëve të tjerë, ndërsa Nevila e quan normale sjelljen e tij. Juliana shprehet se ka dyshimet e saj në marrëdhënie me të, pasi nuk kanë biseduar ende hapur për çdo gjë. Nevila e këshillon ta marrë shtruar, duke i thënë se kanë kohë të dy të flasin dhe të diskutojnë, përpara se të veprojnë më tej në historinë mes tyre. Më pas vajzat flenë gjumë, ashtu si të gjithë banorët e shtëpisë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment