Fillon përsëri prova,-Ngacmime, ironi e lojëra

Visari ngacmon Valerin duke i thënë se ka rënë në qetësi dhe nuk po merr pjesë nëpër debate e diskutime. Valeri e kundërshton duke i thënë se ai nuk flet sepse debatet që hapin Meridiani dhe Mikela, janë debate që ata do të thonë të njëjtën gjë si gjithmonë. “Për ta gjithmonë fajin e ka shteti dhe harrojnë që kanë konceptet si në komunizëm ku shteti vendos për gjithçka dhe duhet të ishin rregullat e diktaturës”. Edhe Lori i jep të drejtë Valerit dhe flet kundër meridianit. Valeri u thotë “ata hapin tema diskutimi ku të jenë vetëm ata që të flasin”. Ndërkohë jashtë ka pushuar shiu dhe banorët njoftohen se mund të dalin jashtë për të vazhduar provën e ndërtimit të piramidës. Banorët marrin litarët dhe me metodën e skllevërve, tërheqin gurët nga njëri skaj, në tjetrin. Gjatë kohë që përgatiten për këtë provë, banorët ironizojnë njëri-tjetrin. Matilda i thotë Valerit “punëtor i madh”, ndërsa Valeri ironizon Arditin duke i thënë “ti je shumë i fuqishëm”. Arditi i thotë “ po jam shumë më i fuqishëm se sa ta pret mendja ty” dhe më pas shton “ti je radio me një stacion, përsërit të njëjtat gjëra”. Visari i lidh duart Jonës dhe fillon që ta tërheqë me vrap, ndërsa ajo qesh me të madhe. Matilda i ndjek nga pas duke i thënë Visarit ‘kujdes se do rrëshqasë, ndalo Visar”. Më në fund ata vendosin t’ia nisin nga puna duke ironizuar njëri-tjetrin. Arditi i thotë Valerit “hajde kunkullesh, vazhdo tash” dhe Valeri i përgjigjet “qetësohu karamele, qetësohu”. Më pas të gjithë fillojnë nga puna për të tërhequr gurët e provës.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment