Fillojnë nominimet

Tashmë ka ardhur moment i nominimeve, prandaj Arbana fton banorët të vinë në dhomën e rrëfimit, për të dhënë dy emra dhe dy arsye. Nevila nominon Mikelën dhe Valerin, pasi kanë qenë të qetë. Visari nominon Katerinën se nuk e kupton si karakter. Personi i dytë që Visari nominon është Nevila, për arsyen e thjeshtë se dëshiron ta shikojë në nominim. Jona nominon Katerinën, se nuk e pëlqen kur debaton me ironinë. Ashtu si Visari, ajo nominon Nevilën, pasi dëshiron ta shikojë në nominim. Juliana ka radhën për të nominuar dy banorët, të cilët ajo pëlqen më pak. Juliana nomininon Matildën dhe Jonën, pasi kjo e fundit ndërhyn gjatë debateve.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment