Fatjoni: “Pa Matildën, do isha më i lirshëm në shtëpi”

Fatjoni mbërrin në studio. Arbana e fton të bisedojnë, për të kuptuar arsyet që e çuan atë jashtë shtëpisë. Fatjoni rrëfen se e priste pak eliminimin. Ai thotë se nuk u shpreh aq sa duhur, por edhe Matilda nuk e ndihmoi aq sa duhet. Fatjoni shprehet se pa Matildën në shtëpi do ishte shumë ndryshe, do kishte dalë më shumë në pah. Ai thotë se nuk ka pasur asnjë surprizë nga sjellja e Matildës, por më shumë nga vetja e tij. “Matilda është xheloze, e dija këtë”, pranon ai. Fatjoni thotë se Matilda është më shumë guximtare dhe ajo vendos për shumë gjëra në shtëpinë e tij. Arbana e pyet sesi e shiko Matildën në lojë, Fatjoni thotë se e shikon një konkurrente shumë të fortë. Teksa flet për lojën, Fatjoni thotë se rrjedhja e lojës ka qenë shumë e çuditshme. Opinionisti jep opinionin e tij për Fatjonin. Ai mendon se ai ka qenë shumë euforik, duke thënë se i ka të gjitha situata nën kontroll, por në fakt shumë situata i kanë shpëtuar. Armandi mendon se Fatjoni është djalë i mirë, por kjo nuk ka mjaftuar që ai të qëndrojë më gjatë në shtëpi. Armandi e krahason Fatjonin me ujin, si diçka të domosdoshme për jetën, por pa ngjyrë, duke e këshilluar t’i japë vetes më shumë ngjyra.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment