Fatjoni del nga shtëpia, i thotë Matildës: "Jam i sigurt, do e fitosh ti"

Arbana mban zarfin e eleminimit në dorë dhe kërkon lidhjen me shtëpinë. Ajo komunikon se publiku ka vendosur se banorë që mund të vazhdojë qëndrimin në shtëpinë e Big Brother-it është Matilda. Arbana komunikon se banori që lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother-it, duke hequr dorë nga çmimi i madh prej 100 milionë lekësh është Fatjoni. Arbana fton Fatjonin të dalë nga shtëpia, ndërkohë që i thotë se po e pret në studio. Nevila, Juliana dhe Katerina përqafojnë Arditin. Fatjoni përshëndet banorët, duke i takuar me radhë. Matilda shprehet se ishte e përgatitur dhe e priste eliminimin. Jona, Valeri, Visari dhe Meridiani përcjellin Fatjonin në oborr. Matilda përqafon Fatjonin, duke qarë. “Nuk e kisha menduar që publiku mund të vendoste kështu”, i thotë ajo, teksa qan. “Jam shumë i sigurt që do e fitosh ti, e ndjej”, i thotë Fatjoni, duke e këshilluar të bëjë qejf. Me lot në sy Matilda përcjell burrin e saj, ndërsa Fatjoni i thotë: “Të dua shumë”. Matilda kthehet në dhomën e ndenjies tek banorët, të cilët nuk japin asnjë koment. Jona i qëndron afër, duke e ngushëlluar dhe duke i dhënë kurajo.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment