Esida dhe Arditi, prezantohen

Juliana ngacmon Esidën, duke e pyetur nëse ajo duket xheloze për Arditin. Esida nuk jep koment, duke e justifikuar me faktin se ajo nuk komunikon fare Arditin. Arditi, që është i pranishëm, shpjegohet se nuk ka pasur asgjë personale me të, por fajëson kohën që ajo kalonte me Eraldin, që nuk u lejonte të bisedonin më shumë me njëri-tjetrin. Mes tyre nis një diskutim lidhur me hendekun që ekziston në raportin mes tyre. Sipas Esidës, ai krijoi më lehtë kofidenca me banoret e reja se me atë që e kishte pasur aty për katër javë. Arditi i shpjegon se kjo, ka ardhur për faktin se ajo ka zgjedhur të qëndrojë më disa persona që ai nuk i ka shumë qejf dhe kjo ka cënuar disi afrimitetin mes tyre. Ai shton se është munduar të rezervohet, për të mbrojtur veten. Ai i tregon se është munduar të qëndrojë në heshtje, në mënyrë që të studiojë dhe të blejë sa më shumë nga banorët. Esida përfiton nga situata, duke e pyetur se ç’mendim ka për të. Arditi i thotë se ajo përdor ngritjen e zërit si armën më të fortë për të frikësuar të tjerët. Esida qesh, por nuk i jep të drejtë. Biseda kalon tek Juliana, duke diskutuar mbi arsyen se përse marrëdhënia mes tyre është ftohur. Ato sqarohen më njëra-tjetrën, duke vazhduar bisedën mbi debatet e krijuara në shtëpi, që kanë përfshirë Esidën. Kjo e fundit, u sqaron banorëve se ajo nuk ka kërkuar kurrë debat me asnjë, por nëse e kërkojnë s’do t’ua përtojë asnjëherë. Ata vazhdojnë bisedën me njëri-tjetrin, duke folur për pikat e dobëta dhe të forta të karakterit të tyre
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment