Enkelejdi: “Tek Meridiani s’më pëlqejnë gënjeshtrat dhe ofendimet ndaj të tjerëve”

Ndërsa jep opinionin e tij për Meridianin, Enkelejdi thotë se bezdiset nga gënjeshtrat e tij, të cilat kurrë nuk i pranon. Gjithashtu, Enkelejdi mendon se Meridiani i ofendon shumë të tjerët dhe nuk e pranon se e bën këtë gjë. Lidhur me këtë, Enkelejdi përmend ofendimet e tij ndaj Valerit. Ai thotë se tek vetja e kupton gjithmonë kur e tepron me ofendime ndaj të tjerëve, ndërsa Meridiani kurrë nuk e kupton se gabon. “Gjithsesi nuk e vras mendjen nëse do të bëhem shok me Meridianin apo jo, ndërsa jashtë nuk i dihet”, shprehet ai, ndërsa thotë se brenda shtëpisë është shumë e vështirë që të ruash qetësinë në shumë situata. Jona e dëgjon me qetësi, pa shprehur mendimin e saj lidhur me opinionet e tij, por thotë se marrëdhëniet mes banorëve mund të ndryshojnë në momentin që do të dalin nga shtëpia. Ndërkohë, banorët e tjerë vazhdojnë të jenë ende duke fjetur gjumë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment