Enkelejdi: Lori e Xhuli thanë se Jona e Mati kanë folur keq për mua,- Visari: Mos u beso

Enkelejdi dhe Visari janë duke pirë cigare dhe Enkelejdi i rrëfen se Juliana dhe Lori po përpiqen që ta vënë kundër Matildës dhe Jonës. Enkelejdi i tregon se Lori dhe Juliana i janë afruar dhe i kanë thënë se Matilda dhe Jona kanë bërë thashetheme për ty dhe se janë tallur me veprimet e tua gjatë gjithë kohës. “Nuk i mbaj mend mirë të gjitha, po sikur ato kishin thënë që unë rri kot nuk bëj asgjë...”. Visari pasi e dëgjon deri në fund i thotë Enkelejdit “po i kam dëgjuar edhe unë kur flisnin për ty, por ato ishin duke qeshur, duke bërë shaka”. Visari i thotë Enkelejdit se Jona dhe Matilda kanë folur, po njësoj si të tjerët për të. “Edhe Lori ka thënë se ti, nuk je i bukur apo nuk je më i mirë se Eraldi, dhe sipas kësaj që kanë thënë ato, i bie që edhe Lori ka folur keq për ty” i thotë visari duke u munduar që t’i mbushë mendjen Enkelejdid se nuk ka pse të mendojë keq për Jonën dhe Matildën. “Po ato më thanë se nuk duan që të dal unë nga shtëpia këtë javë” thotë Enkelejdi për Lorin dhe Julianën, ndërsa Visari i thotë se ka dëgjuar Jonën të thotë se është penduar se dominoi Enkelejdin dhe se ajo dhe Matilda nuk duan që të dalë ai nga shtëpia, por duan të dalë Arditi. “Ti nuk duhet të dalësh, para Arditit” i thotë Visari Enkelejdid. Visari i thotë se ai bashkë me Matildën dhe Jonën mendojnë se këtë javë duhet të dalë Arditi sepse ai nuk bën asgjë në shtëpi. Enkelejdi i thotë Visarit se këtë bisedë duhet ta mbajë sekret dhe të mos e diskutojë me njeri dhe Visari i thotë “mos e ki merak atë punë, po vetëm mos i beso kujtdo se përpiqen që të largojnë nga dikush dhe të tërheqin drejt vetes”. Enkelejdi i thotë se ai nuk flet shumë, por kjo nuk do të thotë se nuk i kupton lojërat që përpiqen të bëjnë banorët.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment