Enkelejdi e Nevila, thashetheme; Nevila: “Matilda s’krahasohet me Jonën; Nuk t’i thotë gjërat në sy”

Enkelejdi e Nevila shkojnë në ambientin e mbuluar afër pishinës dhe fillojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin. Enkelejdi i tregon rreth një ngjarje që ka ndodhur mes disa prej banorëve gjatë ditës së djeshme. Ai thotë se Lori i ka kërkuar që ai t’i bëjë piling dhe Enkelejdi ka pranuar, por kjo nuk i ka shpëtuar Matildës, e cila menjëherë sapo i ka parë, i është drejtuar Enkelejdit duke e pyetur: “Ç’mendim ke për bukuroshët kokëboshë?”. “Gjithmonë më drejtohet kështu me sfond, e kishte me ty”, i thotë Enkelejdi. Ai tregon se si ka devijuar më pas diskutimi mes tyre dhe se si Jona i ka kërkuar falje që e ka nominuar. Më pas ai tregon se si Jona dhe Lori e kanë shndërruar bisedën në debat mes tyre, ku Jona i është drejtuar Lorit me fjalët :”Unë nuk merrem me një 20-vjeçare”. Nevila i tregon se të gjithë ngjarjen ia ka treguar Lori mbrëmë. Sipas Nevilës, banorët nuk janë të drejtpërdrejtë për t’i thënë gjërat në sy, duke pasur parasysh Matildën. “Jona nuk krahasohet me Matildën. Për asnjë gjë të vetme nuk krahasohet”, shprehet Nevila, ndërsa sqaron se Jona i thotë të gjitha gjërat në sy dhe jo pas krahëve, si Matilda. “Nejse, gjithsecili të vetën tregon”, shprehet në fund Nevila dhe më pas ndërrojnë temë bisedë, duke folur për gjëra të përgjithshme për jetën jashtë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment