Enkelejdi: “Duhet të jesh shumë i kujdesshëm këtu”; Jona: “S’jam penduar për asgjë në BB”

mes banorëve, duke marrë shkas nga debati mes Katerinës e Visarit, Enkelejdi thotë se në shtëpi duhet të jesh shumë i kujdesshëm në detaje, në mënyrë që të bashkëjetosh e të shkosh mirë me banorët. “Hajt të marrësh vesh, këtu po na humbin edhe ato 5 gramë tru”, thotë Enkelejdi, ndërsa thotë se gjatë çdo bisede duhet të gjesh mënyrën e duhur për t’u shpjeguar, pasi banorët kundërshtojnë edhe për detajin më të vogël. Jona qesh teksa e dëgjon e të dy fillojnë të bëjnë shaka lidhur me këtë gjë. Enkelejdi e quan arritje faktin që kanë mundur të bashkëjetojnë me 18 banorët, të cilët kanë pasur temperamente të ndryshme. “Ne kemi qenë pas të çmendur apo u çmendëm këtu?”, thotë Jona me shaka, ndërsa Enkelejdi thotë se edhe nëse kanë qenë, gjatë qëndrimit në shtëpi janë “çmendur” edhe më tepër. Jona më pas flet për veten dhe thotë që nuk mendon se është perfekte, por nuk është penduar për asnjë prej sjelljeve të saj. Ajo mendon se njeriu është i gabueshëm dhe është njerëzore të gabosh. “Unë jam kështu siç jam e s’bëhem pishman për asgjë”, shprehet ajo. Ndërsa Enkelejdi thotë se ka pasur momente ku ka kritikuar veten, por në fund të fundit, gabimi është pjesë e njeriut. Më pas ai fillon të tregojë për të përditshmen e tij jashtë Big Brother-it, duke folur me nostalgji për udhëtimet e tij me motor në orët e para të mëngjesit. Ai tregon se tani përdor më tepër biçikletën dhe ndihet shumë mirë me të. Pastaj fillon të tregojë histori të ndryshme nga jeta, ndërsa Jona e dëgjon me vëmendje.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment