Enkelejdi dhe Jona, për Meridianin: “Ka krijuar siguri nga duartrokitjet e publikut në studio”

Enkelejdi vazhdon të qëndrojë zgjuar, ndërkohë që të gjithë banorët e tjerë janë duke fjetur gjumë. Pas pak minutash zgjohet edhe Jona e të dy dalin në oborr e fillojnë të bisedojnë, duke shijuar rrezet e diellit. Enkelejdi e pyet rreth një bisede që ka bërë Jona me Meridianin, lidhur me nominimet. Ai u ka kërkuar banorëve që ta nominojnë dhe Enkelejdi mendon se Meridiani flet me shumë siguri kur thotë se do të donte që të ishte në nominim. Jona mendon se ai ka dëgjuar publikun që duartroket për të gjatë spektaklit dhe kjo gjë e bën të ndihet më i fortë dhe i jep siguri. “Publiku nuk është vetëm aq sa e duartrokasin”, shprehet Enkelejdi, duke nënkuptuar se publiku në studio është një pjesë shumë e vogël, duke marrë parasysh gjithë teleshikuesit. Gjithsesi, ndërsa flet për Meridianin, Enkelejdi thotë e nuk është gjë e keqe të kish vetësiguri, por duhet të mendosh gjithsesi që janë edhe 12 banorë të tjerë në shtëpi dhe sapo të mendosh këtë, duhet të bëhesh disi skeptik. Ai mendon se edhe nëse arrin në finale me katër banorë të tjerë, prapë emocionet do të jenë të shumta dhe kurrsesi s’mund të kesh aq shumë siguri. “S’e di se kush do ta përjetojë atë moment”, thotë Jona, duke menduar me vete. Më pas diskutojnë për kohën që i ka mbetur gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother si edhe mendojnë se si do të jetë momenti kur të dalin nga shtëpia e Big Brother.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment