Enkelejdi dhe “emisioni i tij i gatimit”

Enekelejdi e fillon ditën, duke përgatitur një kafe “Lori” për veten, ndërkohë që fillon t’i bëjë reklamë e të thotë se është kafeja më e mirë që mund të konsumojë çdo mëngjes. Më vonë, ai afrohet drejt kuzhinës për të gatuar, dhe si gjithmonë, gatimin e kthen në një emision mëngjesi për të gjithë teleshikuesit që janë duke e ndjekur. Ai tregon të gjithë procedurën e punës, duke filluar që nga pastrimi i kuzhinës, për të cilën thotë se banorët e kanë lënë pa pastruar që një ditë më parë. Më pas, ai shkon në magazinë për të marrë të gjitha asortimentet ushqimore që i duhen për të përgatitur ushqimin për të gjithë banorët. Për një moment e lë mënjanë gatimin dhe shkon në dhomën e gjumit për t’i ndërruar bateritë e mikrofonave të gjithë banorëve. Ndërkohë, dëgjohet sinjali nga Vëllai i Madh, i cili i njofton se koha për realizimin provës ka përfunduar. Ai shkon sërish në kuzhinë dhe fillon të gatuajë, duke përshkruar procedurën dhe radhën e punës për të kryer gatimin.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment